Mesazhi kryesor i kësaj Asambleje është ofrimi ndaj popullsisë në zonat rurale dhe atyre urbane një shumëllojshmëri shërbimesh financiare, bazuar në teknologji moderne bankare.
Brenda një kohe rekord, ne plotësuam kuadrin rregullativ dhe operacional të SHKK Partner plus, siguruam licencën përkatëse nga Banka e Shqipërisë; u anëtarësuam në skemën e sigurimit të depozitave(ASD); zgjeruam gamën e shërbimeve ndaj anëtarësisë me produkte financiare dhe jo-financiare; fuqizuam kapacitetet tona njerëzore përmes prurjeve të reja dhe promovimit të atyre ekzistuese; përmirësuam cilësisht imazhin tonë dhe rrjetin e degëve.
Në këtë proces SHKK Partner plus ka patur mbështetjen e plotë të Bankës të Shqipërisë,
Në këtë Asamble, u miratuan çështje të tilla si:
1. Raporti i Aktivitetit të Këshillit Drejtues për vitin 2016;
2. Raporti i Aktivitetit të Komitetit Kontrollit për vitin 2016
3. Biznes Plani dhe Buxheti për vitin 2017;
4. Raporti i Auditit të Jashtëm për aktivitetin e vitit 2016;
5. Përdorimi i tepricës neto vjetore për vitin 2016;
6. Emërimi i Audituesit Ligjor për vitin 2017;
7. Miratimi i ndryshimeve te Statutit,Rregulloreve dhe Manualeve te SHKK Partner plus;
8. Zgjedhja e Administratorit
9.Miratimi I ndryshimit te selise.
Gjithashtu, u mbajtën diskutime të rëndësishme dhe nga të ftuar.