ANËTARËT
Klientët përfitues te Shkk “Partner plus” , shumica janë banorë të zonave rurale, anëtarë dhe njëherazi pronarë të vetëm të shoqërisë të kursim kredititit ” Partner plus “. Vendimmarrja e anëtarëve është e bazuar në parimin “një anëtar, një votë”, pavarësisht shumës të kontributit të paguar në kapital.” Partner plus ” është një shoqëri me kapital 100% shqiptar. Organet e shoqërisë janë Asambleja e Përgjithshme, Këshilli Drejtues, Komiteti i Kontrollit dhe Administratori. Këshilli Drejtues dhe Komiteti i Kontrollit zgjidhen prej Asamblesë të Përgjithshme Vjetore të shoqërisë për një periudhë katër vjeçare dhe me të drejtë rizgjedhje.
DEGËT
Degët janë njësi organizative në varësi të SHKK ” Partner plus ” të shtrira kryesisht në zonat rurale. Për t’u anëtarësuar në një degë kriteri kryesor që duhet plotësuar është ushtrimi i veprimtarisë të anëtarit në të njëjtën zonë gjeografike, në të njëjtin komunitet ose kritere të tjera të bazuara në interesin e përbashkët të shoqërisë dhe anëtarit. Shoqeria e Kursim Kreditit” Partner Plus” e zhvillon aktivitetin e saj ne zyrat si me poshte:
- Zyra Berat
- Zyra Ure Vajgurore
- Zyra Kutalli
- Zyra Kuçove
Këshilli Drejtues
Këshilli Drejtues është organi ekzekutiv i SHKK “Partner plus” që administron shoqërinë dhe është përgjegjës për manaxhimin e aktivitetit të biznesit, kontrollit dhe të fondeve. Këshilli Drejtues ka për detyrë që t’i raportojë Asamblesë së Përgjithshme në lidhje me situatën financiare të shoqërisë dhe detyrat e ngarkuara. Këshilli Drejtues është i përbërë nga 5 anëtarë të zgjedhur prej Asamblesë së Përgjithshme për një mandat katër vjeçar me të drejtë rizgjedhje. Anëtarët e Këshillit Drejtues të Shkk ” Partner plus ” janë individë me ekperience pune në fushat e tyre dhe gezojne reputacion në komunitetet ku bëjnë pjesë.
Anëtarët e Këshillit Drejtues:
1. Z. Leonard Hoxhallari | Kryetar |
2. Z. Artur Metohu | Anëtar |
3. Z. Ilir Sado | Anëtar |
4. Z. Fredi Qevani | Anëtar |
5. Z. Bujar Protoduari | Anëtar |
Këshilli drejtues është organ ekzekutiv i një SHKK-je, i cili drejton shoqërinë dhe përgjigjet para asamblesë së përgjithshme për drejtimin dhe kontrollin e aktivitetit e të fondeve. Ndër detyrat kryesore të Këshilli Drejtues është miratimi i akteve të brendshme rregullatore të shoqërisë, përcaktimi i përqindjeve të interesit që aplikohen mbi produktet e kredive apo depozitave, komisionet përkatëse apo përcaktimi i rregullave mbi mënyrën e dhënies të kredive, madhësisë të tyre, etj.
Komiteti i Kontrollit
Komiteti i Kontrollit është i përbërë nga 3 anëtarë të miratuar nga Asambleja e Përgjithshme për një mandat katër vjeçar me të drejtë rizgjedhjeje.
Antarët e Komitetit të Kontrollit:
1. Z. Ilir Sado | Kryetar |
2. Z. Hysen Hoxha | Anetar |
3. Z. Klaudjo Koreci | Anetar |
Detyrat kreysore të Komitetit të Kontrollit përfshijnë kontrollin dhe mbikqyrjen e zbatimit të proçedudurave të kontabilitetit dhe kontrollit të brendshëm të shoqërisë duke përfshirë proçedurat e përcaktuara nga Banka e Shqipërisë, vlerësimin e situatës financiare të shoqërisë bazuar në raportin e ekspertit kontabël të rregjistruar, kontrollon përputhshmërinë veprimtarisë të shoqërisë me aktet ligjore dhe nënligjore, etj. Anëtarët e komitetit të kontrollit janë individë, të cilët kane nje experience pune jo më pak se 3 vjet në fushën e kontabilitetit, të auditimit ose kredidhënies.
Administratori
Artur Metohu
Eshte emeruar nga Këshilli drejtues i SHKK-së, për një periudhë jo më të gjatë se 4 vjet, me të drejtë riemërimi. Administratori ka këto kompetenca dhe detyrime:
STAFI
SHKK”Partner Plus ” ka 13 punonjës me kohë të plotë të shtrirë në të gjitha deget e saj.Të gjithë punonjësit kanë përfunduar arsimin e lartë në përputhje me nevojat e shoqërisë. Mosha mesatare e punonjëve të shoqërisë është 40 vjeç dhe më shumë gjysma e tyre janë gra dhe vajza. Në varësi të departamentit në të cilin punojnë punonjësit e shoqërisë trajnohen gjatë peridhës të provës dhe janë subjekt i trajnimeve të vazhdueshme që shoqëria organizon pas kësaj periudhe.