Informacion rrerth Partnerplus-al

Cfare eshte shoqeria e kursim kreditit ?

Shoqerite e Kursim – kreditit  (SHKK) jane  krijuar ne baze te ligjit shqiptar  nr. 8782 dt. 03.05.2001 ” Per Shoqerite e Kursim Kreditit ” i ndryshuar ) te cilat krijohen  nga bashkimi vullnetar i individeve , personave fizike ose juridike, te cilet depozitojne parate e tyre ne SHKK dhe / ose marrin kredi nga shoqeria. SHKK funksionon ne baze anetarsimi ku cdo anetar ka te drejten  e nje vote  ne asamblene e SHKK-se dhe te marrjes pjese ne oganet drejtuese te SHKK-se.

Shoqeria kursim kreditit krijohet nga minimumi 7 anetare themelues, te cilet kane te drejta dhe detyra te barabarta. Cdo anetar paguan nje kuote anetaresie / kontribute qe eshte pjese e kapitalit te SHKK-se dhe percaktohet ne statusin e saj.

Cilat jane parimet e ushtrimit te veprimtarise se SHKK-se ?

Shoqerite e kursim kreditit kane si parime ne ushtrimin e veprimtarise se tyre : vullnetarizimin, bashkpunimin, ndihmen reciproke, parimin e barazise nje anetar nje vote, administrimi i shoqerise nga vete anetaret e saj, si dhe mos shperndarja  e teprices neto vjetore  tek anetaret e saj. Shoqeria , ne perputhje me ligjin ushtron aktivitetin e saj jo per perfitim.

Cili eshte objektivi i veprimtarise se SHKK-se ?

Objektivi i veprimtarise se shoqerise kursim – kreditit eshte te marre depozita me ose pa interes vetem nga anetaret e shoqerise se kursim kreditit , t’u jape hua vetem anetareve te shoqerise se kursim kreditit dhe te percaktoje afatet dhe kushtet qe shoqerojne hua-dheniet. Qellimi i veprimtarise se shoqerise se kursim kreditit eshte ndihma e ndersjellte , dhene anetareve te shoqerise se kursim kreditit

Kushtet per t’u bere anetar i shkk-se ?

Anetar  i SHKK mund te behet cdo person mbi 18 vjec, i cili ploteson dhe kriteret e anetaresimit te percaktuara ne statutin e SHKK-se e mund te jete : banimi, profesioni, punesimi, etj, si edhe pagesa mbi kontributin e anetaresimit.

Cilat jane organet drejtuese te SHKK-se ?

​Organi me i larte vendimmarres i SHKK-se eshte Asambleja e Pergjithshme, e cila mblidhet jo me pake se njehere ne vit dhe sherben si nje tribune ku te gjithe anetaret , ne baze te parimit nje anetar nje vote , diskutojne dhe miratojne treguesit kryesore te SHKK, raportet e aktivitetit te organeve ekzekutive, politikat financiare, si edhe buxhetin per vitin ne vazhdim.

Organi me i larte ekzekutiv eshte Keshilli Drejtues i cili zgjidhet nje here ne kater vjet dhe perbehet nga jo me pak se 5 anetare me te drejta rizgjedhje.Komiteti i Kontrollit kujdeset per monitorimin e aktivitetit te SHKKse. Komiteti i Kontrollit perbehet nga jo me pak se 3 anetare me te drejta rizgjedhje.
Keshilli Drejtues mund te caktoje nje Administrator per administrimin e perditshem te SHKK-se.

Organi me i larte kontrollues eshte Komiteti i Mbikqyrjes i SHKK i zili zgjidhet nga asambleja e pergjithshme nje here ne tyre vjet dhe perbehet nga 3 anetare me te drejte rizgjedhje. Keshilli mbikqyres kujdeset per monitorimin e aktivitetit te SHKK duke sherbyer si auditues i saj

Komitete dhe organe te tjera te SHKK-se : Bordi Drejtues mund te percaktoje nje administratoir per administrimin e perditshem  te SHKK-se. Asambleja e pergjithshme mund te krijoje komitete te vecanta per drejtimin specifik te veprimtarise se SHKK

Regjistrimi dhe Licensimi:

Shoqeria e kursim kreditit Partner Plus eshte   regjistruar  prane QKR dhe licensuar  nga Banka e Shqiperise per ushtrimin e aktivitetit ne perputhje me kuadrin rregullator ne fuqi.