Llojet e kredive qe ju pershtaten me mire interesave tuaja

Në Shoqerine e Kursim Kreditit “Partner plus ” ne ofrojmë kredi që të mbështesim klientët tanë me qëllim rritjen e gjendjes financiare dhe reduktimin e përgjithshëm të varfërisë.
Para se të aplikojnë për kredi, ne këshillojmë klientët tanë të vlerësojnë me kujdes gjendjen e tyre financiare. Në disa raste, për shembull efektet e sezonalitetit mbi biznesin e klientit, ose kur të ardhurat nuk mbulojnë plotësisht shpenzimet, një kredi mund ta bëjë të vështirë për klientët që të kenë rregullsi në ripagesën e saj.
Një kredi është një instrument investimi dhe periudha e shlyerjes duhet të reflektojë llojin e investimeve. Investimet afatgjata, të tilla si blerja e një linje prodhimi, kërkon një kredi afat-gjatë, sepse përfitimet e këtij investimi do të jenë të dukshme vetëm pas disa vitesh.
Para se të aplikoni për një kredi konsumatore, ka disa aspekte që duhen marrë parasysh. Ndër to, ju duhet të siguroheni se tipi i mallrave apo shërbimeve që keni ndërmend të blini me kredi, janë në përputhje me shërbimin financiar që ju zgjidhni.
Në Shoqerine e Kursim Kreditit Partner plus , ne i këshillojmë klientët tanë të jenë të përgjegjshëm kur vendosin se çfarë do të blejnë duke përdorur një kredi, për të pyetur nëse e mira ose shërbimi është i domosdoshëm, ose nëse mund të blihet në një moment të mëvonshëm dhe në qoftë se klienti mund ta përballojë për të blerë atë. Kjo është arsyeja pse ne i sugjerojmë klientëve të kursejnë rregullisht Një kredi mund të duket si zgjidhja më e shpejtë, por jo gjithmonë është zgjidhja më e përshtatshme. Ju duhet të keni parasysh se një kredi duhet të shlyhet dhe se detyrimi juaj ndaj Shoqerise Kursim Kreditit Partner plus nuk përfundon me blerjen e të mirave që ju doni, por në momentin e shlyerjes së plotë të kredisë.
Në Shoqerine e Kursim Kreditit Partner plus , ne gjithashtu rekomandojmë që klientët të shmangin riskun. Për të siguruar që ju keni kapacitetin e duhur financiar për shlyerjen e kredisë, përpara se të merret një kredi, duhet të kryhet një analizë e plotë financiare.