Çertifikata e sigurise te depozitave nga ASD

SHKK PARTNER PLUS MERR NE DOREZIM ÇERTIFIKATEN E SIGURIMIT TE DEPOZITAVE NGA ASD

Të nderuar anëtarë dhe partnerë të SHKK Partner plus!

Në bazë të vendimit të Këshillit Drejtues të Agjensisë të Sigurimit të Depozitave nr.33, datë 24.11.2016 dhe vërtetimit “Për plotësimin e kërkesave ligjore dhe nënligjore lidhur me sigurimin e depozitave” në datën 30 Nëntor 2016, në mjediset e Agjensisë të Sigurimit të Depozitave, u zhvillua ceremonia e dorëzimit të “Çertifikatës të Sigurimit të Depozitave” për SHKK“Partner plus”. Kjo çertifikatë iu dorëzua përfaqësuesve të SHKK“Partner plus”nga Drejtori i ASD, Z. Genc Mamani.
Për antarët e SHKK“Partner plus”. kjo do të thotë se që prej datës 1 Janar 2017 depozitat e tyre pranë institucionit tonë do të jenë edhe më të sigurta edhe më të garantuara, të paktën, deri në minimumin që lejon ligji në fuqi.