Kur të vendoset për shumën e një kredie, ju duhet së pari të merrni në konsideratë se sa do të jetë kësti mujore, sepse është një nga treguesit më të mirë të aftësisë suaj paguese. Kur të diskutoni me një këshillues bankar, kërkojini që të llogarisë këstet mujore.
Nëse ju mund të përballoni të paguani këstin brenda shpenzimeve tuaja të zakonshme, atëherë ju mund të vazhdoni për të aplikuar për kredi. Por në qoftë se ju nuk mund të përballoni këstet, atëherë ju duhet të rishqyrtoni kërkesën tuaj si dhe të kërkoni mënyra të tjera për të financuar nevojat tuaja. Për shembull, ju mund të jeni në gjendje të financoni blerjen nga të ardhurat tuaja të rregullta mujore, sidomos nëse ju përdorni edhe disa fonde nga kursimet tuaja.
Gjithmonë pyesni veten: A duhet vërtetë të përdor një kredi për atë që kam në plan për të blerë?